Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen për Lul Berishën dhe Plaurent Dervishajn

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt lidhur me akuzat për vrasjen e Vajdin Lames në 2005. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, ku kërkon pushim të çështjes për mungesë provash. Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi.
Biznesmeni Vajdin Lamaj u vra së bashku me mikun e tij Artan Arsi si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit ku jetonte.
Megjithatë Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj do të vijojnë të gjykohen për vrasjen e Klodian Saliut më 26 shkurt 2005 në Durrës, i njohur edhe si rivali i Lul Berishës.
Lidhur me vrasjen e Klodian Saliu ka ndodhur në segmentin rrugor Durrës-Maminas, i cili është qëllohet me breshëri automatiku gjatë kohës që po lëvizte me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”.
Për këto ngjarje akuzohen Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Endrit Rusi dhe Endrit Taullai.
/rtsh.al/