Ervin Skela i jep fund aventurës me Kotbusin
Kotbus - Ervin Skela nuk do të jetë më lojtar i Energi Kotbusit pas rënies së tyre në Bundesligën II. Fantazisti i përfaqësueses sonë është duke shqyrtuar kërkesat nga klubet e tjera. “Aventura ime te Kotbusin ka përfunduar. Kam oferta nga Bundesliga dhe Bundesliga II, por ende asgjë konkrete. Edhe disa skuadra që luajnë në kampionate të tjera evropiane kanë shfaqur interes”, deklaron futbollisti 32 vjeçar.
Ekipet më të interesuara për shërbimet e vlonjatet janë Bazeli në Zvicër dhe Bielefeldi në Bundesligën II. Në ekipin e fundit ai është aktivizuar edhe më parë, së bashku me Fatmir Vatën dhe Klodian Duron. Klube të tjera që kanë shfaqur interes janë Bursaspor, Mainc dhe Tus Koblenc.