E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 në krizë, rrezikon të ndahet në dy pjesë

Formula 1 rrezikon seriozisht të ndahet në dy pjesë pas krizës më të rëndë që po kalon në këto 60 vjet. Asociacioni i skuterive FOTA deklaron se tetë nga dhjetë ekipet janë të bashkuara për ta ndarë këtë sport më dysh, nëse FIA nuk pranon kushtet e tyre.

Skuteritë e bashkuara janë BMW-Sauber, Brawn, Ferrari, McLaren, Red Bull, Renault, Toro Rosso dhe Toyota.

“Skuteritë nuk mund të vazhdojnë të komprometojnë vlerat fondamentale të sportit dhe kanë vendosur të ndryshojnë kushtet për kampionatin botëror 2010. Skuteritë nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të fillojnë përgatitjet për një kampionat të ri, që do të nxjerrë në pah vlerat e pjesëmarrësve dhe partnerëve”, thuhet në deklaratë.

Të gjitha ekipet tjera, me përjashtim të Williams dhe Force India, kanë paraqitur kushtet për rregullat e sezonit 2010, dhe me mosarritjen e marrëveshjes me FIA, krijimi i një kampionati të ri është i pashmangshëm.

FOTO deklaron se seria e re e garave do t’i inkurajojë më shumë pjesëmarrësit, do të dëgjojë dëshirat e fansave dhe do të jetë më shumë transparente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›