E Diel, 1 Nëntor 2026

Escobar raporton në Senat për Shqipërinë: SPAK ka shënuar disa suksese, po punojmë me BE për ta fuqizuar më shumë

I dërguari special i SHBA, Gabriel Escobar ka raportuar në Senatin amerikan për Ballkanin Perëndimor. Ai është pyetur nga senatori Tim Kaine në lidhje me bandat dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Escobar tha se problemi me bandat nuk është vetëm i Shqipërisë, por është një problem rajonal. Ai gjithashtu vlerësoi dhe punën që SPAK po bën në vendin tonë me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I dërguari i SHBA shprehet se po punohet edhe në Bashkimin Europian për të forcuar SPAK.

Tim Kaine: Në udhëtimet e mia dëgjoj se ka angazhim të bandave ballkanase sidomos me fokus në Shqipëri që kryejnë trafik të lëndëve narkotike. A ka diçka në lidhje me këtë çështje?

Gabriel Escobar: Është çështje serioze. Nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, të gjitha vendet në rajon vuajnë nga korrupsioni, mungesa e rendit dhe ligjit, që ndihmon një aktivitet të tillë.

Kemi bashkëpunim të mirë me vendet, një pjesë e saj është pasi kemi punuar me ta dhe i kemi fuqizuar në shkëmbimin e informatave për krime komplekse. Sidomos në Shqipëri po shohim krijimin e një organi anti-korrupsion që ka pasur disa suksese dhe po punojmë me BE për të forcuar këtë organ dhe për të krijuar mundësinë për shkëmbimin e informacioneve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›