Xavi thërret ish-portierin Unzué, i cili vuan nga SLA, për të

Me skuadrën e sprovuar nga barazimi ndaj Interit (me atë 3-3 që komprometoi plotësisht kualifikimin në 1/16) dhe disfata me Real Madrid (të mposhtur 3-1 në El Clasico të Ligës spanjolle), trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez telefonoi për ndihmë ish-portieri Juan Carlos Unzué për të biseduar me lojtarët dhe për t’i motivuar ata për të ardhmen, duke filluar nga ndeshja në shtëpi sonte, e enjte 20 tetor në orën 21:00, kundër Villarrealit.
Ndeshje që blaugranët duhet ta fitojnë absolutisht pas suksesit të Real Madridit ndaj Elche, duke u shkëputur me 6 pikë në krye të renditjes. Unzué, ish-portier katalanas nga viti 1988 deri në 1990 (një Kupë e Mbretit dhe një Kupë UEFA) dhe trajner i portierëve të Barcelonës nga 2003 deri në 2010, ka luftuar me SLA(sëmundje e qelizave të trurit) që nga qershori 2020 dhe është një shembull i guximit dhe vendosmërisë në Spanjë. Unzué, një ish-trajneri i Celta Vigos dhe Girona gjithashtu, foli me ter Stegen dhe shokët e tij në këtë mënyrë: “Jam i bindur që ju jeni një skuadër e shkëlqyer lojtarësh. Aftësia për t’u rikuperuar mund të gjendet në veten tuaj”.
I ulur në karrigen e tij me rrota, Unzué vazhdoi: “Të shikosh mbrapa nuk ka kuptim: por a mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë për mua, duke parë prapa? Të pyesja veten se çfarë mund të kisha bërë apo shmangur? Nëse do ta bëja, nuk do të mund ta përballoja sëmundjen. Dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë: ndeshjet kundër Interit dhe Real Madridit nuk llogariten më, duhet të shikoni përpara të vetëdijshëm për vlerat tuaja. Dhe ju duhet ta konsideroni këtë moment të vështirë si një mundësi të madhe për rritje. Jetoni në paqe me veten dhe jepni gjithçka, edhe në stërvitje. Është fondamentale”.