Ese mbi Hilarin dhe trashëgiminë politike dhe morale të saj
Hilari Klinton u largua nga Shqipëria dhe ky është edhe udhëtimi i saj i fundit me fuqi të plota politike. Katër vjet përpara, udhëtimi i parë i saj në funksionin e Sekretares së Shtetit ishte në Azi, duke dëshmuar se prioritetet e SHBA do të fokusoheshin në kontinentin e verdhë. Në vizitën e saj të parë bota priste ndryshimin e stilit të qeverisjes së Uashingtonit, pas tetë vite qeverisje të Bushit. Gjykohej se stili luftarak i pinjollit të fundit të dinastisë republikane e kishte tensionuar botën. Në portretin paqësor të Obamës shpresonin një politikë me më pak testosteron në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dora nuk do hidhej menjëherë në pistoletë. Zgjedhja e Hilarit në postin e Sekretares së Shtetit ishte një preferencë inteligjente e Obamës. Nëse gruaja është pjesa më e mirë e një burri, bashkëshortja e ish- Presidentit të SHBA mbartte përveç cilësive të saj personale, edhe arritjet e burrit të saj, i cili në fund të dy mandateve të tij la pas një Amerikë në paqe me botën dhe për herë të parë me surplus të buxhetit federal. Nuk u zhgënjyem. Në karrierën e saj, nën petkun e Sekretares së Shtetit, Amerika shfaqi virtytin e dialogut me partnerët dhe më pak forcën e muskujve me kundërshtarët. A ka ndonjë ngjarje të shënuar në karrierën e saj? Zakonisht me një Sekretar Shteti paqësor ndodh si me një okulist. Përmirëson jetën e pacientëve, por nuk ka sadisfaksionin e kirurgut që merr në çast kënaqësinë e shpëtimit të një jete. Por në këto katër vjet SHBA menaxhoi me sukses pranverën arabe, eliminoi shefin e terrorit islamik, Bin Laden, mbajti me Kinën marrëdhënie të acarimit të pranueshëm, duke e përafruar imazhin amerikan të fillim-mijëvjeçarit me atë të viteve '50 të shekullit të shkuar. Të asaj kohe, kur siç shprehej një oficer vietkong i cituar në kujtimet e Mcnamarës, ish-Sekretar i Mbrojtjes i Kenedit: "Ne nuk arrinim ta kuptonim pse na sulmuat, kur ndërkohë ju ishit idhulli ynë në veshje dhe stil jete dhe donim të ishim si ju?". Amerika sot është më pranë imazhit të simbolit të jetesës dhe liderit shpirtëror të botës, se sa të policit të globit që ishte katër vjet më parë. Në udhën e saj të fundit si përfaqësuesja e diplomacisë së perandorisë së botës, Hilari shfaqi sharmin, në trevat ku presidenca e burrit të saj pati ndër impenjimet kryesore të tetëvjetëshit. Në fillimet e presidencës Klinton, Ballkani përjetoi shpërbërjen e krijesës njëshekullore të quajtur Jugosllavi, mes masakrave të Srebrenicës dhe bombardimit të Dubrovnikut. Falë ndërhyrjes së SHBA, Ballkani ka sot një fytyrë më natyrale. Në Kosovë, Hillary kishte marrë në krah shefen e diplomacisë europiane Ashton. Ishte një gjest simbolik, i cili tregonte se familja Klinton po i linte në kujdesë Europës krijesën e saj, shtetin më të ri të kontinentit. Pasi Kosova është fëmija i Klintonëve me mami Madlen Ollbrajt.
Në janar të vitit 2013, pavarësisht fatit të Obamës në zgjedhje, Hilari Klinton do tërhiqet nga jeta politike, duke mbyllur karrierën e filluar plot njëzet vjet më parë të Klintonëve në dominimin e politikës së Uashingtonit. Trashëgimia që lënë pas është tashmë një mit dhe fitorja e dytë e Obamës nuk do jetë e mundur pa ndihmën e bashkëshortit të ministres së tij të Jashtme. Dymbëdhjetë vjet janë pak që në mendjet e amerikanëve të shuhet kujtimi i presidencës së ndritur të djaloshit sharmant, ish- guvernator i Arkansasit, i cili ju kujtonte Kenedin, por ishte shumë më tepër largpamës, produktiv dhe ideolog i së majtës në një botë që po përgatitej të futej në mijëvjeçarin e tretë. Kush ishte më inteligjenti i çiftit? Të kujt ishin idetë revolucionare që presidenti Klinton hodhi gjatë mandatit të tij? Kush ishte skenarist i elegancës diplomatike që presidenca tetëvjeçare e Klinton dëshmoi? Të gjitha janë pyetje që publiku nuk ka pasur kurrë përgjigje, pasi Hilari në çiftin Klinton nuk ishte thjesht një ikonë bukurie. Nëse bota do ishte më e hapur ndaj femrave, nëse Amerika do kishte më besim se një femër është po aq e zonja sa një burrë, ashtu siç besoi se një afro-amerikan mund të bëhej president, ne do kishim përjetuar edhe një presidencë Klinton të dytë. Dhe askush nuk do ishte në gjendje të vinte bast nëse ajo e Billit do të ishte më e shkëlqyer se e Hillarit. Por ja që historia nuk bëhet me nëse. Mëkat.
Qëndrimi i saj ndaj ish-rivalit Obama ishte një leksion sjelljeje që duhet të përvetësojnë kundërshtarët e të njëjtit krah. Mësim, se si pavarësisht fatit, që jo gjithmonë shpërblen ata që natyra u ka dhuruar dhunti, për hir të njerëzve që besojnë tek i njëjti ideal dhe fitores së forcës politike që i përkasin, humbasin me vetëdije rastin unik që të mbeten në histori si liderë.
Zonja Klinton la pas edhe një trashëgimi në marrëdhëniet e saj me bashkëshortin gjatë krizave jo vetëm politike, por edhe atyre familjare. Plot fisnikëri, qëndrimi saj dinjitoz gjatë skandalit "Levinski", kur e djathta konservatore e Gringich ishte lëshuar nga zinxhiri, duke mos lënë gjë pa përdhosur. Duke u treguar kundërshtarëve se familja është një vlerë, e cila mbrohet në ditë të mira e të liga dhe dëshmuar se falja ndaj gabimit të bashkëshortit të saj nuk ishte dobësi, por ndihmë ndaj njeriut që donte. Edhe tërheqja e saj nga politika në ditët kur thuhet se i shoqi ka probleme shëndetësore është një fakt më shumë se njeriu që ka dashur dyzet vjet më parë, vlen për të njësoj edhe sot. Më shumë se karriera dhe lavdia. Duke mbetur kështu në histori si një ndër rastet unikë kur një çift politikanësh do mbahen mend për vlerat që i sollën botës, politikës e moralit. Dhe lënë të hapur gjithmonë hamendjet se: cili ishte më i zoti nga të dy?
(er.nu/GSH/BalkanWeb)