Eshli Kol e tradhëton sërish Sheril (FOTO)
Kur dukej se Eshli Kol, mbrojtësi i majtë i Çelsit, do të rikthehej sërish me bashkëshorten e vet, këngëtaren Sheril Kol, mediat angleze kanë publikuar një tjetër skandal të këtij të fundit. Sipas tyre, Kol është në një marrëdhënie me modelen e të brendshmeve, Jessyca Rayanne. Mësohet se Kol madje i kishte kërkuar kësaj të fundit që ti dërgonte një foto nudo. Tashmë duket se martesa e Kol me Sheril mund të quhet përfundimisht e shkatërruar, pasi vështirë se këngëtarja do ta falë edhe kësaj radhe mbrojtësin e Çelsit, që e ka tradhëtuar atë me dhjetra femra të tjera. Më poshtë janë disa prej fotove të modeles me të cilën Kol ka tradhëtuar gruan e vet.




