E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufton për të shpëtuar personin që e qëlloi me shotgun

Gjatë nëntë viteve, Mark Stroman kishte pritur për tu ekzekutuar në Teksas. Ai kishte parë 208 njerëz para tij të ekzekutoheshin. Këtë javë është radha e tij. Por personi që po lufton më shumë për ti shpëtuar jetën atij është pikërisht personi që ka qëlluar me shotgun në fytyrë. Në ditët pas 11 Shtatorit, Stroman vendosi të sulmojë çdokënd që e cilësonte arab, duke vrarë dy e duke plagosur rëndë një tjetër. Ky i fundit po lufton për ti shpëtuar jetën duke tentuar që guvernatori i Teksasit të anullojë urdhrin e ekzekutimit. Viktima beson se agresori i tij mund të bëhet një edukator i mirë. Edhe Stroman duket se ka reflektuar. Isha një idiot i paedukuar, thotë ai. Megjithatë shanset që ekzekutimi i tij të ndalohet duken të pakta.

Stroman hyri në një dyqan në një pikë karburanti një të premte para 10 vitesh dhe i drejtoi shotgun-in në fytyrë Rais Bhyuian. Djali nga Banladeshi kishte përjetuar më parë një grabitje, por u habit kur personi me armë i pyeti se nga ishte. Më pas dëgjoi një shpërthim dhe ndjeu sikur miliona bletë po i pickonin fytyrën. Ai u hoq si i vdekur derisa Stroman u largua duke vrarë dhe një indian e një pakistanez. Bhuian humbi syrin nga ky sulm dhe ka akoma shumë shenja në fytyrë.

Mark Stroman

Rais Bhuyian

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›