Eshte Vlora ne vend te pare, jo Ismail Qemali
Propozimi i kerkeses nga rektori Shaska, per ndryshimin e emrit te Universitetiti te Vlores hapi shume polemika jo vetem ne Vlore. Kjo ka bere qe rektori i ketij universiteti te tregoje edhe nje here arsyet per kete propozim ne mbledhjen e fundit te senatit, te zhvilluar dje. “Eshte e nevojshme te theksoj se isha i pergatitur per nje reagim te ashper nga opinioni ne Vlore dhe tej mbane trojeve shqiptare. Kjo per vete faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike eshte madhore dhe e padiskutueshme ne historine e kombit shqiptar”, eshte shprehur rektori Shaska ne fjalen e tij, ndersa renditi disa nga arsyet pse propozoi nje ndryshim te tille. Sipas tij, ndryshimi i emrit te universitetit nga “Universiteti Ismail Qemali i Vlores” ne “Universiteti i Vlores” eshte me i marketueshem, duke ndjekur keshtu shembullin e universiteteve neper bote, si “Oxford University”, “Cambridge University”, qe njihen vetem me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley etj. Pas kesaj, duke kembengulur ne propozimin e tij, rektori universitetit ka theksuar se vepra e Ismail Qemalit nuk nenvleresohet nga fakti nese nje universitet ka ose jo emrin e tij. “Ndoshta ne do te benim me shume per figuren e Ismail Qemalit, sikur te siguronim disa fonde qe disa prej studiuesve tane qe po studiojne figuren e tij te financohen nga shteti dhe universitetet. Universiteti i Vlores po ben dicka ne kete drejtim. Ismail Qemali eshte themeluesi i shtetit shqiptar, por nuk ka ende asnje bust te tij ne kryeqytetin e Shqiperise”, ka deklaruar Shaska. Se treti, ka vijuar me tej drejtuesi i institucionit te larte arsimor, Ismail Qemali do te ishte teper i lumtur qe Vlora te dilte ne plan te pare dhe jo Ismail Qemali. Rektori ka nenvizuar faktin se historia e Vlores eshte mijeravjecare dhe asnje individ nuk mund te jete me i rendesishem se Vlora vete. “Ne duhet te dalim jashte mentalitetit ballkanas dhe patriotizmit te fjaleve. Nuk eshte e thene qe ata qe bertasin shume e duan me shume se ne te tjeret Ismail Qemalin. Patriotizmi me i mire eshte puna dhe perkushtimi qe universitetet tona te ecin sa me perpara”, ka mbyllur fjalen e tij rektori Tanush Shaska, propozimi i te cilit u vleresua si absurd nga te gjithe. Nje reagim ky i parashikuar, sipas Shaskes, nderkohe qe ka sqaruar se senati nuk ka te drejte te ndryshoje emrin e universitetit, por vetem propozon dicka te tille, pasi emri i universiteteve ndryshohet vetem me vendim te qeverise. Ndersa nuk kane munguar kundershtimet edhe brenda universitetit ne mbledhjen e fundit te senatit, te zhvilluar dje. Ish-rektori i ketij universiteti, Kreshnik Bello, ka deklaruar se ky eshte nje absurditet qe po behet. Propozime te tilla per heqjen e emrit te Ismail Qemalit jane te turpshme. Ai theksoi se ky universitet duhet ta meritoje kete emer, ndersa problemet, sipas tij, jane te shumta, duke i lene pak vend diskutimeve te kesaj natyre, si emri i ketij universiteti. Nuk eshte emri qe i sjell probleme ketij universiteti, tha Bello, ndersa duhet te merremi me gjerat qe jane vertet shqetesuese. Nderkohe, pas shume debatesh dhe diskutimesh, propozimi i bere per ndryshimin e emrit te fakultetit ne qytetin e Vlores, vijon te jete evazive, kjo duke pasur parasysh edhe pergjigjet e rektorit Shaskaj.