Behrami me nje eksperience te re tek Uest Hem
Kosovari 23-vjecar nga Mitrovica Valon Behrami, i cili para dy diteve iu bashkua ekipit nga Premier Liga Angleze Uest Hem, eshte shprehur se pret nje eksperience te vecante ne Premier Ligen angleze, por ne te njejten kohe, klubi kryeqytetas beson verberisht tek ai, duke e pare Behramin si nje lojtar te tradites per klubin. "Endrra ime per te luajtur me Uest Hemin dhe ne Premier Lige u realizua. Besoj se kam bere veprimin e duhur qe firmosa per nje klub si Uest Hemi. Tani me mbetet vetem te bej nje paraqitje sa me te denje ne sezonin tim te pare", tha Behrami. Ndersa drejtori teknik i klubit, Xhanluka Nani shprehet se me Behramin, ai ka dashur te ruaje traditen e lojtareve te rinj te Anglise.