E Martë, 3 Nëntor 2026

“Është e kotë”, ish-arbitri anglez kërkon ndryshimin e rregullit

Dëmtimi i fundit në Premier League, ai i Edersonit, portierit të Manchester Cityt, pas përplasjes me Longstaff, risjell një problematikë aktuale në Premier League: atë të dëmtimeve për shkak të veprimeve që më pas anullohen nga gjyqtarët për shkak të pozicionit jashtë loje.

Rregullorja e re, me VAR, i detyron asistentët të mbajnë flamurin të ulur edhe në rast të dukshëm të pozicionit jashtë loje për të siguruar që aksioni të përfundojë në një drejtim ose në tjetrin, duke lejuar më pas VAR-in të ndërhyjë për të vërtetuar ose anulluar çdo gol. Por ky rregull, sipas ish-arbitrit anglez Mark Halsey, duhet ndryshuar.

The Sun raporton disa nga konsideratat e tij pas dëmtimit të Ederson: “Stones është dëmtuar në një dinamikë të ngjashme. Loja duhet të vazhdojë, e kuptoj që është për të shmangur anulimin e golave ​​që janë legjitime, por duhet parë gjithashtu dhe ana tjetër: nëse pozicioni jashtë loje është i qartë dhe një lojtar është 40 metra larg portës, asistenti duhet të ngrejë flamurin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›