Po shkëlqen në Holandë, sulmuesi meksikan drejt Premier Ligës

Santiago Gimenez po shkëlqen me fanellën e Feyenoord në kampionatin holandez, ku ka arritur të shënojë 19 gola në 17 ndeshje të luajtura (aktualisht golashënuesi më i mirë i Eredivisie).
Paraqitjet shumë të mira të sulmuesit 22-vjeçar nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e njohura të kontinentit, veçanërisht ato angleze, që synojnë të transferojnë në Premier Ligë meksikanin.
Sipas mediave britanike, 4 skuadra të Londrës, kanë shfaqur interes për sulmuesin. Tottenham, Arsenal, Fulham dhe West Ham kërkojnë të bëjnë të vetin lojtarin e talentuar, që shumë shpejt pritet të nisë një aventurë të re në Angli.