E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshte rritur barra fiskale


Bizneset shqiptare ankohen për rritje të barrës fiskale, duke e renditur atë si një nga pengesat më të mëdha në aktivitetin e tyre.

Në raportin e përvitshëm që publikon forumi ekonomik botëror, 100 ndërmarrje shqiptare të anketuara për llogari të raportit, kanë renditur taksat e larta si pengesën e dytë më e madhe, pas vështirësisë për të gjetur financime.

Vitin e kaluar nga i njëjti raport barra fiskale, nuk konsiderohej si një nga faktorët më problematik për klimën e biznesit në Shqipëri duke u renditur e teta, por duket se përgjatë vitit të fundit bizneset po ndjejnë një presion të shtuar fiskal. Përtej uljes së tatimit mbi fitimin dhe disa taksave të tjera direkte mbi biznesin, sipërmarrësit shqiptarë jo rrallë ankohen për mbledhje arbitrare të taksave nga administrata, përmes cmimeve referencë apo dhe disa metodave të tjera jo transparente. Përpos kësaj dy vitet e fundit ka patur një politikë konstante të qeverisë për rritjen e akcizave apo dhe disa taksave të tjera të fshehura që rrisin kostot e prodhimit të biznesit. Indeksi i konkurrueshmërisë globale konsiderohet si një nga raportet më të plota në fushën ekonomike. Ai skanon një gamë të gjerë treguesish, të cilët grupohen në tre grupe kryesore, që janë kërkesat elementare, rritja e eficencës dhe inovacioni.  

Raporti i fundit vëren se në total, konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare është përmirësuar me dhjetë vende krahasuar me vitin e kaluar duke u renditur e e 78-a nga 142 ekonomi të marra në shqyrtim. Ky përmirësim sipas forumit ekonomik botërore lidhet me forcimin e institucioneve, infrastrukturës rrugore dhe reformave që kanë ulur procedurat burokratike për registrimin dhe funksionimin e bizneseve. Por në disa tregues të tjerë që kanë lidhje me të drejtat e pronësisë, konkurrencën në vend, aksesin në kredi dhe kërkimet shkencore që udhëheqin inovacionin teknologjik dhe modernizimin e ekonomisë shqipëria renditen ndër vendet e fundit në botë.      

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Pronat e mafies, qeveria në vështirësi
Në kushtet e vështirësisë për të sekuestruar pronën si e drejtë që rrjedh nga vendimi gjyqësor apo ato administrative, qeveria kërkon ndihmën e shoqërive private përmbarimore. Ambasada britanike, broshurë për bizneset
Ambasada britanike prezantoi dje një broshurë me informacion për Mundësitë për biznes, tregti dhe eksport në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Sikur të mos mjaftonte kriza në arkën e shtetit, reduktimi i buxhetit dhe mungesa e fondeve, tashmë institucionet e shtetit janë duke u përballuar me një tjetër fenomen: përmbarimin privat.

Ekonomia, Romney sfidon Obama-n
Shkurtime madhore të shpenzimeve publike, reduktim i ndjeshëm i taksave dhe shfuqizim të normave që pengojnë rritjen ekonomike dhe punësimin. Gjermani, gjykata: Po ndihmave për eurozonën
Instanca më e lartë gjyqësore në Gjermani ka hedhur poshtë një sfidë që i është paraqitur vendit kundër ndihmave për vendet e tjera të eurozonës.

Lajmet kryesore

Krimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
Prokurorë të Krimeve të Rënda marrin në dore hetimin
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Krimi në Vlorë, Topi mbledh krerët e sigurisë
Sindikatat padisin ACR-në

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›