E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi ne Vlore Topi mbledh kreret e sigurise


Vetëm pak orë pas ngjarjes tragjike në Vlorë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohosisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, priti sot në mesditë Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Sic njofton presidenca, në këtë takim Presidenti kërkoi një informacion të detajuar mbi zhvillimet e deritanishme, që i përkasin ngjarjes tragjike të vrasjes në Vlorë, ku mbeti viktimë e një atentati me bombë gjyqtari Skerdilajd Konomi. Pasi dëgjoi me vëmendje Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Presidenti i Republikës kërkoi angazhimin maksimal të këtyre institucioneve dhe strukturave të tjera vartëse për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë.

Edhe një herë në këtë takim, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se një Vrasja e gjyqtaritKrimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari ngjarje e tillë, që ka tronditur sot gjithë opinionin publik, është një goditje tepër e rëndë ndaj figurës dhe profesionit të gjyqtarit si garant i vendosjes së drejtësisë në vend, ndaj dhe për këtë duhet një bashkëpunim shumë profesional dhe i efektshëm mes institucioneve përkatëse për të zbuluar shkaqet dhe gjetur autorët e këtij akti makabër. Presidenti i Republikës inkurajon të gjithë punonjësit e zbatimit të ligjit, thuhet në njoftimin e Presidencës, që të kryejnë me guxim e profesionalizëm detyrën e tyre fisnike në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Skerdilajd Konomi, 33 vjec, gjyqtar i Vlores u vra sot ne qytetin e bregdetar, pas nje shperthimi ne makinen e tij. Gjyqtari ishte duke shkuar ne pune me mjetin e tij kur eksplozivi, i cili dyshohet se u shperthye me telekomandim, u aktivizua poshte sejdiljes se tij. Te paret qe munden ta nxjerin trupin e demtuar rende nga eksplozivi ishin kalimtaret e rastit. Ne vendin e ngjarjes nuk mberriti asnje ndihme mjeksore urgjente dhe gjykatesi nderroi jete ndersa transportohej per ne spital ne bagazhin e nje furgoni policie.
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Wikileaks” dhe fati i Shqipërisë
Ilir Yzeiri - Jehona e botimeve në shtypin shqiptar të kabllogrameve të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, do të vijë një ditë dhe natyrisht që do të shuhet. AK: Të zbardhen bisedimet Haxhinasto-Zepos
Aleanca Kuq e Zi reagon pas takimit të ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto me diplomatin grek, Ioannis Zepos.
Top Story, kabllogramet e Wikileaks

Në takimin e parë të Top Story, analistë dhe politikanë, komentuan dhe analizuan fenomenin Wikileaks, posacërisht publikimin e kabllogrameve që lidhen me Shqipërinë.

Luan Hoxha: Withers gënjen
Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha përmes një letre drejtuar sot disa mediave, deklaron se nuk e ka përmendur emrin e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ashtu siç shkruhet në një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, të firmosura nga ish-ambasadori Xhon Withers. PS: Integrimi, jo propagandë gadafiste
Integrimi europian i Shqipërisë lidhet ngushtësisht me performancën e institucioneve, në veçanti parlamentit ku që prej të hënës është rikthyer opozita.

Lajmet kryesore

Krimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
Prokurorë të Krimeve të Rënda marrin në dore hetimin
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
”Eshtë rritur barra fiskale”
Sindikatat padisin ACR-në

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›