E Diel, 1 Nëntor 2026

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në qershor dominuan italianët dhe polakët

Më shumë turistë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë qershorit.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë këtij muaji numri i të huajve u rrit me 20% në raport me qershorin e vitit të shkuar.

INSTAT raporton se 15% e  vizitoreve qe u akomoduan në Shqipëri erdhën nga Kosova, duke zënë kështu vendin e parë. Në vendin e dytë renditet Italia me 14%, ndërsa Polonia zë 13% të totalit.

Veç fluksit të turistëve, të dhënat tregojnë se ata po qëndrojnë edhe më shumë net në Shqipëri, ku net-qëndrimet e vizitorëve jo-rezidentë u rritën me 9,2% për qershorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›