E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Është spiun i Izraelit”, inteligjenca turke arreston shqiptarin (EMRI)

Mediat kosovare raportojnë ditën e sotme se një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet turke nën akuzën e spiunazhit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se personi i arrestuar nga inteligjenca turke, gjatë një operacioni të zhvilluar në Stamboll është shtetasi Liridon Rexhepi.

Rexhepi dyshohet se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad, teksa ende nuk ka detaje të tjera për operacionin, ku u ndaluan dhe disa të tjerë.

/a.r

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›