E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtohet gjimnazi i Gramshit, Rama: Kushte bashkëkohore për 430 nxënës dhe mësues

Rindërtohet gjimnazi “Shefqet Guzi” në Gramsh.

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka publikuar pamjet nga shkolla e rindërtuar, deklaron se “Shefqet Guzi” do presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës e mësues më 9 shtator.

“Mirëmëngjesi dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh,  një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›