Eshton: Jemi të shqetësuar për Shqipërinë, të mbyllet procesi zgjedhor
Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Ketrin Eshton pas takimit me ministrant e Jashtëm të BE-së, ka mbajtur një konferencë shtypi, në të cilën është shprehur e shqetësuar për situatën e krijuar në Shqipëri. Ajo ka thënë se procesi zgjedhor duhet të mbyllet sa më parë.
Për sa i përket Shqipërisë jemi të shqetësuar. Është i domosdoshëm dialogu mes dy forcave politike në vend. Procesi elektoral duhet të përfundojë dhe duhet që të jepet një vendim përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve, tha Eshton.
Ajo ka thënë se se sapo të përfundojë procesi zgjedhor dhe të merret vesh rezultati, BE do të flasë me mazhorancën dhe opozitën për hapat e mëtejme.