E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Omari: Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme

Flet në Shqip nga Rudina Xhunga, Luan Omari, akademik dhe konstitucionalist

Rudina Xhunga: A janë edhe ndryshimet kushtetuese shkak i kësaj situate postzgjedhore që po kalojmë?

Luan Omari: Pa dyshim. Kushtetuta jonë e ka parashikuar Komisionin Zgjedhor si një organ jashtë politikës, pra të pavarur dhe kjo gjë u ndërrua në vitin 2008 nga Kushtetuta e Shqipërisë, pra u hoq fare si organ kushtetues. Edhe me ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor, u deformua karakteri apolitik i zgjedhjeve që ishte i fiksuar në kushtetutë pasi kjo ishte fryma e Kushtetutës, qëllimi i saj. Qoftë ODIHR, qoftë Komisioni i Venecias, më shumë se një herë e kanë theksuar që në Shqipëri duhet zbatuar Kushtetuta, të implementohet ashtu siç e kërkon ajo pra, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë një organ jo i politizuar. Prandaj ishte përcaktuar në Kushtetutë përpara se të bëheshin ndryshimet që anëtarët e komisionit të zgjidheshin nga Parlamenti, Presidenti dhe Konferenca Kombëtare e Gjyqësorit. D.m.th ishte një caktim i balancuar, i trefishtë. Madje edhe Presidentit iu vendos një cak, ai ishte i detyruar të zgjidhte midis kandidatëve të propozuar nga të dyja partitë politike. Pra, i vendosën rolin e noterit që firmoste dokumentin që i vinte gati nga klienti. Tani të gjithë rolin e ka Parlamenti. Janë shtatë anëtarë të KQZ, tre opozita, tre maxhoranca dhe Kryetari që është i maxhorancës.

Rudina Xhunga: Atëherë çfarë presim të bëjë mirë ky organ i zgjedhur në mënyrë të padrejtë?

Luan Omari: Nga ky organ nuk mund të presësh ndonjë gjë më të mirë. Edhe pse shpesh rezultati varet nga njerëzit që e prodhojnë atë. Mund të jesh caktuar nga partia, por n.q.s ke një fije ndershmërie dhe profesionalizmi mund ta bësh punën më mirë. Megjithëse vetë sistemi i krijimit të KQZ-së për mua është negativ.

Në këtë çështje përgjegjësi kanë të dyja palët, jo vetëm partia në fuqi që ka përgjegjësinë më të madhe sepse është ajo që organizon zgjedhjet, qeveria, por edhe opozita që ka pranuar këtë kompromis, këtë pazar që bëri me maxhorancën atëherë kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Sidoqoftë, kjo nuk e shfajëson Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. N.q.s KQZ-ja ka bërë gabime, dhe kjo duket nga vendimi i Kolegjit, përgjegjësia nuk është vetëm e partive që e krijuan këtë, por edhe e njerëzve që e zbatuan dhe sidomos ata që janë pjesë e maxhorancës së KQZ-së.

Rudina Xhunga: Z. Omari, prekëm KQZ tani të ndalojmë pak tek Kolegji. A ka qenë ai sqarues dhe a ka qenë ky ndihmues për të dalë nga kjo situatë?

Luan Omari: Kolegji është një krijesë e re, në 2003 me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të asaj kohe. Më parë, ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo që shikonte vendimin e fundit, problemet që dilnin nga zgjedhja e deputetëve dhe të Presidentit. Dhe Gjykata ka pasur një barrë të madhe sidomos në zgjedhjet e vitit 2001. Në mos gabofsha shqyrtoi rreth 66 çështje gjyqësore mbi ankimin e palëve të dëmtuara nga zgjedhjet parlamentarë të asaj kohe. Pas kësaj përvoje negative të atij viti, ndonëse në Kushtetutë ende figuron neni Gjykata Kushtetuese është instanca e fundit që shprehet mbi kushtetutshmërinë në zgjedhjet e deputetëve dhe Presidentit në fakt Kodi Zgjedhor e ka eliminuar Gjykatën nga kjo barrë, nga kjo detyrë dhe ka krijuar Kolegjin Zgjedhor. Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese mund të kishte një farë të drejte për tu shprehur në raste të veçanta. Parimisht krijimi i Kolegjit nuk është një gjë e negative. Kur u diskutua në atë vit Kolegji Zgjedhor, unë pata një propozim. Propozova që në bazë parimi që çdo vendim gjyqësor duhet të ketë një shkallë të dytë ku bëhet ankimimi i palëve të pakënaqura. Kështu propozova që edhe Kolegji të kishte dy shkallë pra Kolegji të ndahej në dy kolegje dhe n.q.s atakohej vendimi i një Kolegji Zgjedhor atëherë çështja të shkonte në një instancë të dytë, që të ishte mbledhja e bashkuar e kolegjeve sikurse sot Gjykata e Lartë në mbledhjen e Kolegjeve të bashkuara shqyrton vendimet që ka dhënë Gjykata e Lartë në shkallë të parë dhe mund të jenë objekt ankimimi nga palët e pakënaqura. Kjo gjë, ku ishin edhe deputetë të të dyja palëve, u quajt e drejtë, por në fakt pastaj kur u aprovua ligji përkatës nuk u përmend fare ky propozim. Unë i kthehem përsëri atij propozimi sepse më duket racional. Nuk është se e bëra unë këtë propozim, prandaj edhe insistoj, por është një parim që çdo instancë gjyqësore që jep një vendim të shkallës së parë duhet të ketë një tjetër instancë gjyqësore më të lartë mbi krye që rishikon vendimin. Sepse në fushën administrative, gjithmonë mbi administratën është gjykata, por ama mbi gjykatën duhet të jetë Gjykata e shkallës më të lartë. Vijmë tek kolegji i tanishëm. Unë nuk dua të shprehem meqenëse vendimi është ende në proces dhe nuk është korrekte që në një emision televiziv të them atë që mendoj. Një gjë është e sigurt dhe bashkohem me mendimet kritike që zgjedhjet nuk shkuan mirë në fazën e fundit, atë të numërimit. Ky është një konstatim i shumë shqiptarëve por një konstatim që e kanë edhe shumë ambasadorë të huaj, ODIHR, BE, Këshilli i Evropës etj. Pra të gjithë janë të mendimit që rregullat e lojës ndryshuan dhe u vendosën rregulla të tjera në momentin kur loja po mbaronte ose në fund kur loja kishte mbaruar. Kjo është një gjë e papranueshme, as në lojërat e futbollit e jo më në një lojë të tillë kombëtare që ka rëndësi për të gjithë shtetin, për të gjithë shoqërinë. Pra kjo është e papranueshme dhe përgjegjësia është e KQZ-së sepse vetë KQZ në vitin 2009 ka dhënë tjetër vendim për fletët e hedhura gabimisht dhe i quajti të pavlefshme dhe ashtu siç e tha edhe Kryetari i Misionit të ODIHR apo ashtu siç është tek raportet e ODIHR që e kemi parë të botuar nëpër gazeta, numëruesit e votave janë instruktuar që votat që janë hedhur në kutitë e gabuara janë të pavlefshme. Pra rregullat nuk mund të ndryshojnë vetëm pse KQZ-ja vendosi vetë apo me sugjerimin e një force politike të caktuar. Kjo nuk është normale. Për sa i përket Kolegjit Zgjedhor vendimet e tij kanë qenë të diskutueshme. Vendimi i fundit që u dha nuk është botuar në atë tërësinë e tij që të mund të jap një mendim të plotë, por edhe nëse do e kisha përsëri do nguroja ta jepja sepse procesi vazhdon.

Rudina Xhunga: A mund të themi të paktën a është i qartë Kolegji?

Luan Omari: Mund të them se vendimi që dha Kolegji ishte pak i ngatërruar, jo shumë i qartë. Këtë e pohuan edhe specialistë të tjerë që janë marrë më imtësisht me problemin e zgjedhjeve por më duket se me arsyetimin e vendimit kjo paqartësi u eliminua, u bë më i qartë problemi.

Rudina Xhunga: Po tani, a e dimë ne zgjidhjen profesor?

Luan Omari:  Zgjidhjen nuk e dimë. Nuk e dimë si do shkojë problemi në rast se konstatohet se me të vërtetë janë më shumë fletë votimi sesa votues. Për mua është një gjë që mund të çojë në anulimin e zgjedhjeve dhe në përsëritjen e tyre. Nëse ndodh apo jo, unë nuk mund ta parashikoj, por ky rrezik ekziston.

Rudina Xhunga: A mund të kishim ndihmuar veten duke i kërkuar këshillim Komisionit të Venecias?

Luan Omari: Padyshim.

Rudina Xhunga: Ju keni qenë anëtar i Këshillit të Venecias në periudhën 1998 deri në 2006, keni qenë për dy vjet zv. Kryetar i Komisionit. Vendimi që mund të jepte Komisioni i Venecias nuk do të ishte detyrues. Për çfarë do na ndihmonte të kuptonim në gjendjen ku jemi?

Luan Omari: Komisioni i Venecias është një institucion i krijuar në vitin 1990 pranë Këshillit të Evropës. Të gjitha vendet e Evropës kanë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›