E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshton takon Tadicpër rezolutën ndajKosovës

STRASBURG- Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton do të takohet të martën në datën 7 shtator me presidentin serb Boris Tadic në Strasburg. Kryefjalë e bisedimeve do të jetë qendrimi i Serbisë dhe BE për sa i përket rezolutës serbe për Kosovën, që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Sipas agjencisë së lajmeve Beta, e cila i referohet burimeve diplomatike europiane, nga përmbajtja e rezolutës dhe rezultatit të debatit në Kombet e Bashkuara do të varet nëse BE do t’i japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

I pyetur nëse kjo përbën një kusht të ri për Serbinë, për anëtarësim në BE, burimi u përgjigj duke thënë se disa anëtarë të BE mund ta marrin parasysh këtë fakt. Burimi diplomatik, tha se një “darkë pune” në Bruksel mes Tadic dhe Ashton ka ndodhur dhe më parë dhe tashmë Beogradi kërkon të vërtetojë qendrimin e përbashkët të 22 vendeve anëtare të BE, të cilat kanë njohur Kosovën dhe të 5 prej tyre që nuk e kanë njohur ende.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›