Eshtrat e Zogut kthehen në vendlindje

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, Spahiu dhe pretendenti i Fronit Mbretëror, Princi Leka, zhvilluan një takim me bashkësinë shqiptare në Bruksel. Sipas asaj që Spahiu deklaroi gjatë këtij takimi, kthimi i eshtrave të Mbretit Zog po përgatitet seriozisht, prandaj edhe “është ngritur një komision ndërministror, i cili kryesohet nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani".
Nga ana tjetër, Princi Leka nënvizoi se, "shqiptarët duhet të kuptojnë se kur ndodhen larg atdheut, nuk ka interesa politike ose partiake, por duhet të jenë të bashkuar".
Spahiu përkujtoi se në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë “duhet të kujtojmë se një pjesë e historisë së shtetit shqiptar lidhet edhe me historinë e familjes mbretërore".
Ai lavdëroi angazhimin shtetërorë të kryeministrit Berisha, të cilin e cilësoi një “mbështetës të fuqishëm të vlerësimit të familjes mbretërore”.