Espanjoli fiton në transfertë me rivalët e Gijonit
Espanjoli arriti të marrë një fitore të thellë 3-0 në transfertë me Sportingun e Gijonit. Kjo fitore vjen në momentin e duhur për katalanasit, pasi Gijoni është një rival i drejtpërdrejtë i tyre në luftën për mbijetesë në Primera Division.
Golin e parë për Espanjolin e shënon Nane në minutën e 25-të. Me rezultatin minimal 1-0 në favor të miqve mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.
Martinez dyfishon shifrat në minutën e 73-të. Dy minuta më vonë është Jose Callejon që shënon edhe golin e tretë për Espanjolin.
Me këtë fitore katalanasit ngjiten në kuotën e 32 pikëve, një më pak se Gijoni, duke u renditur në vendin e 18-të. Ndërsa, Gijoni ndodhet një vend më lart në kuotën e 33 pikëve.