Interi lamtumirë kupës, Sampdoria në finale
Milano - Interi nuk arriti dot të shkojë në finalen e Kupës së Italisë, megjithëse fitoi ndeshjen e kthimit kundër Sampdorias me rezultatin 1-0. Skuadra e Hoze Murinjos ishte mundur në takimin e parë me rezultatin e thellë 3-0 në Xhenova.
Goli i vetëm i kësaj mbrëmjeje u shënua nga Zllatan Ibrahimoviç në minutën e 27-të. Në pjesën e mbetur të takimit kampionët e Italisë nuk arritën dot të ishin konkretë, duke hequr dorë nga ky eveniment.
Sampdoria do të ketë përballë në finale kryeqytetasit e Lacios, të cilët arritën të kalonin Juventusin në gjysmëfinalen tjetër.