E Diel, 1 Nëntor 2026

Essien: Kurrë nuk kisha dëgjuar më herët për Luiz

Michael Essien ka lavdëruar ndikimin e David Luiz te Chelsea, pavarësisht se nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për të.

Ish-mesfushori i Benficas ka shkëlqyer për Blutë që kur arriti në muajin janar dhe nuk ka lënë pa impresionuar edhe Essien.

“Do të thosha David Luiz pasi ai ka ardhur dhe menjëherë po bën një punë të shkëlqyeshme për momentin. Shpresoj ai të vazhdojë kështu. Nuk e kam njohur atë aspak, para se ai të vijë këtu, por ai është një lojtar i mirë dhe po ashtu shumë qesharak”, ka thënë Essien.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›