Essien i beson Realit

Mesfushori Michael Essien beson se Real Madridi do të paraqet konkurrencë serioze për titull në La Liga.
Ylli ganez i është bashkuar gjigantit madrilen në formë huazimi nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe beson se ekipi i Jose Mourinhos do të rivalizojë Barcelonën pavarësisht epërsisë së konsiderueshme të katalanëve pas pesë xhirove të para.
“Po flasim për Realin, klubin më të madh në botë. Ishte një nismë e vështirë por nganjëherë ndodh të jeni në situata të tilla. Ne kemi fituar dy takime të njëpasnjëshme dhe tani synojmë të vazhdojmë me këtë ritëm”, u shpreh ai.