E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhirimet nuk gënjejnë

Anton Ferdinand theu heshtjen pasi John Terry u shpall fajtor për fyerje racore ndaj tij, dhe deklaroi se: “Xhirimet nuk gënjejnë!”.

Mbrojtësi i Queens Park Rangers ka reaguar pas kërcënimeve që mori në rrjetin social Twitter prej kur Terry u dënua me katër ndeshje moslojë dhe 220 mijë funte gjobë nga paneli i pavarur i Federatës angleze të Futbollit pas incidentit mes tyre që ndodhi gati një vit më parë.

“Nga një këndvështrim më serioz, njerëzit duhet ti lexojnë faktet para se të më dërgojnë kërcënime duke më quajtur gënjeshtar. Xhirimet nuk gënjejnë”, shkroi Ferdinand.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›