Estoni, vendi ku rripi i sigurimit ndalohet
Gjëja e parë që një njeri bën kur hipën në makinë, përveçse ndez radion dhe mbyll derën, është vënië e rripit të sigurisë. Por, Estonia bën përjashtim nga ky rregull, duke u bërë i vetmi vend në botë që e ndalon me ligj vënien e rripit të sigurisë. Në Kodin e Sigurisë të Estonisë, ndalohet rreptësisht vënia e rripit të sigurisë. Shkak për këtë janë bërë rrugët e shumta që Estonia i ka anës detit. Autoritetet estoneze thonë se, në rast se automjeti përfundon në det, atëherë për drejtuesit e mjeteve do të ishte më e lehtë që të dilnin nga makina nëse nuk do të kenë rripin e sigurimit të vendosur. Ndoshta shumë shqiptarë do ta dëshironin këtë ligj edhe në Shqipëri, duke qenë se një pjesë e madhe e drejtuesve të mjeteve e kanë bezdi vendosjen e rripit të sigurimit.