Ethet e Inter-Juventus

Pak më shumë se 24 orë kanë mbetur nga sfida e javës së tretë të Serisë A, Inter-Juventus dhe në këto “orë të nxehta”, lojtarët e të dyja skuadrave kanë lëshuar deklaratat e para.
Sulmuesi zikaltër, Rodrigo Palacio, i rikthyer në Itali pas ndeshjes së luajtur me kombëtaren argjentinase ku siguroi botërorin e Brazilit vlerëson kundërshtarët si skuadra për t’u mundur dhe këshillon shokët e skuadrës, sidomos repartin e mbrojtjes që të kenë kujdes Tevezin. “Ka disa skuadra që janë më të forta se ne, si Juventusi, Napoli dhe Milan. Ne jemi pas tyre së bashku me Romën dhe Fiorentinën, megjithatë në luftën për titullin kampion detyra jonë është që ta provojmë. Sa për sfidën me Juventusin, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të kemi kujdes Tevezin. Është i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e topit dhe me nisjen si rrufe”, tha Palacio. Ndërsa në kampin bardhezi flet Arturo Vidal dhe Paul Pogba. Kiliani thotë se nuk ka kapërdirë ende humbjen 1-3 të vitit të kaluar në “Juventus Stadium”, ndërsa për talentin francez nuk është e rëndësishme se kush shënon, por fitorja. / Top Channel