E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nicole Kidman plaset ne toke nga nje ccediliklist

Nicole Kidman ishte viktimë e një incidentit të pakëndshëm për të. Aktorja është përplasur nga një fans i saj me biçikletë në kohën kur po rikthehej në hotel pas pjesëmarrjes në javën e modës së “Calvin Klein”.

Gjithcka ka ndodhur në sytë e paparacëve që kanë qenë duke fotografuar aktoren e që duke përfituar nga rasti kanë dokumentuar me imazhe gjithë ngjarjen e ndodhur. Përplasja ka qenë aq e fortë sa Kidman është rrëzuar në tokë. Fatmirësisht ajo është treguar e vëmendëshme duke zgjatur duart për të shmangur ndonjë përplasje të kokës. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e saj dhe të hotelit të cilët e kanë ndihmuar aktoren australiane të ringrihet në këmbë dhe kanë ndaluar “agresorin”. Më vonë u mësua se ai ishte Carl Wu i cili duke dashur t’i shkrepë një foto nga afër aktores, ka humbur kontrollin e biçikletës duke e përplasur atë. Incidenti është kaluar pa pasoja për Kidman që është rishfaqur në publik disa orë më vonë, ndërsa për çiklistin nisin telashet sepse aktorja paralajmëroi ngritjen e një padie për të.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›