E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ethet e arit” në Itali

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Arkeologjik (XXI International Festival of Archaeological Film), I cili mbahet në Roverto të Italisë, në mesin e shumë filmave dokumentar, nga e gjithë bota, këtë vit në edicionin e XXI, pjesëmarrës do ta ketë edhe një film/dokumentar nga Kosova. Është ky filmi “Ethet e arit”, i regjisorit Arben Llapashtica.

“Ftesën e kam marrë nga një kolege-organizator i një festivalit për arkeologji në Greqi. Jam i lumtur për këtë festival sepse festivali është unik edhe i përshtatshëm për filmin e Novobërdës”, u shpreh regjisori i filmit, Llapashtica.

Sipas Llapashticës, dokumentari synon të promovojë ruajtjen nga vandalizmi i Kështjellës së Novobërdës.

Tema e cila trajtohet në film ka të bëjë me legjendat që qarkullojnë lidhur me mendimin e përhapur se gjoja është fshehur “qypi me ari” nën kalanë e Novobërdës. Misteri për “qypin me ari” ka qarkulluar gjithandej. Gropimet e paligjshme të prira nga legjenda për “qypin me flori” jo vetëm që kanë gjymtuar kalanë nga një qoshe në tjetrën, por bashkë me të edhe kulturën e lashtë pagane dhe krenarinë e qytetit.

Novobërda është njëra prej komunave më të varfra në Kosovë, e karakterizuar me infrastrukturë të dobët, mundësi të pakta punësimi dhe standard të ulët jetësor.

Pavarësisht kësaj, marrëdhëniet ndëretnike janë stabile dhe të dyja komunitetet synojnë të jetojnë së bashku në paqe. Të vetmen pasuri që e ka Novobërda është trashëgimia kulturore. Tani pjesa e trashëgimisë kulturore është e mbrojtur me ligji sipas pakos së Ahtisarit.

Festivali do të mbahet nga data 4 deri më 9 nëntor. Festivali ka karakter garues, ndërsa Llapashtica thotë se nuk pret ndonjë çmim duke e marrë parasysh trashëgimin kulturore te Italisë dhe filma për arkeologjinë e Italisë.

Skenarist: Arben Llapashtica dhe Haki Kika, Montazhi dhe postproduksioni KRESHNIK SHALA, Kamerman Arben Llapashtica dhe Enes Sahiti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›