Filharmonia gati për Japoni

Filharmonia e Kosovës është bërë gati për një udhëtim të gjatë. Njëzet e dy anëtarë të Filarmonisë së Kosovës plus Njëzet e dy instrumentistë japonezë do të bëhen së bashku për t’i dhënë 4 koncerte brenda këtij shteti ishullor.
“Orkestra e Filharmonsië së Kosovës do të udhëtojë në Japoni me 11 korrik. Së pari do të ndalemi në Vjenë për t’i marrë vizat për Japoni dhe me 13 do të jemi atje”, shpjegon Baki Jashari, drejtues i Filharmonsië së Kosovës.
Me datë 17 korrik do të jetë edhe koncerti i parë i kësaj Filharmonie nga katër koncerte sa janë gjithsej.
“Do të prezantohemi në 4 qytete të Japonisë. Në Gifu, Nagano, Kanazaëa dhe me 25 korrik do të jemi në Tokio”, tregon Jashari.
Në këtë turne të shkurt kjo filharmoni do të prezantohet me tri vepra në bashkëpunim me instrumentistët japonezë.
“Do jetë vepra e Valton Beqirit e cila quhet “Në shpirtin e traditës” që ëhstë porosi nga partenerët japonez që të jetë një vepër me muzikë burime pra me folklor autokton. Pastaj ëshët vepra ime “Lufta e Paqja” që është për harkor dhe timpan dhe vepra kryesore do të jetë “Requim” e Moxartit”, tha Jashari i cili tha se do të jenë 4 kore të ndryshme dhe katër grupe solistësh të ndryshme.
I gjithë projekti i udhëtimit të Filharmonisë së Kosovës është projekt japonez, i është ofruar Ministrisë Kulturës, ndërsa kjo Ministri ka participuar me 20 përqindëshin e shpenzimeve të tërësishme. Jashari pret që edhe The Young Europeans do të ndajë një pjesë të mjeteve financiare.
Ky është njëri prej udhëtimeve të rralla apo ndoshta i pari që Filarmonia e Kosovës e ka jashtë vendit. Jashari thotë se pritjet janë të mëdha por edhe përgjegjësia para auditorit japonez.
“Kjo dalje në skenë e Filharmonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës jo vetëm për Ministrinë e Kulturës por edhe për kulturën Kosovare në përgjithësi pasi është një paraqitje në një kontinent tjetër dhe rrallë ndodh kjo”, tha Jashari. Brenda Filharmonisë së Kosovës detyrën e tij e ushtron edhe dirigjenti japonez Toshio Janagisava dhe sugjerimi i tij ndaj Filharmonisë së Kosovës është ky.
“Dirigjenty ynë permanent thotë se duhet të kemi jashtëzakonisht kujdes në një prezantim sa më të denjë të ansamblit tonë meqë në Tokio dhe në Japoni përformojnë orkestra siç është Filharmonia e Vjenës e Berlinit dhe e New Yorkut andaj për ne është e rëndësie të veçantë”, tha Jashari në fund për Express.