E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e derbit te Italise


Këtë fundjavë e gjithë vëmendja në kampionatin italian është e përqendruar tek sfida mes Interit dhe Juventusit. Ai që e përjeton në mënyrë të vecantë këtë supersfidë është pikërisht Andrea Pirlo, i cili më parë është përballur me zikaltrit kur ishte futbollist i Milanit.

Kjo ndeshje vjen në një moment jo të mirë për Interin që është i shkëputur ndjeshëm nga skuadrat kryesuese të Serisë A dhe sipas Pirlos kjo situatë ka një efekt të cuditshëm.

‘Të shohesh Interin në një gjendje të tillë është disi e habitshme. Pas kaq vitesh në majat më të larta të futbollit italian dhe atij evropian, nuk e mendon se një skuadër e tillë është në vështirësi. Gjithsesi në ndeshjen e kësaj fundjave, Interi do të luajë për të fituar me cdo kusht ndaj nesh”, thotë Pirlo.

Ajo që të bie në sy në këtë ndeshje është se do të mungojnë portierët e të dy skuadrave, Bufon dhe Zhulio Sezar, për arsye dëmtimi. Portieri i kombëtares italiane po kërkon të riaftësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, por Konte nuk dëshiron ta rrezikojë këtë fundjavë. Ndërsa Zhulio Sezar që u dëmtua në ndeshjen me Atalantën, pritet të qëndrojë jashtë fushave 1 muaj.

Conte: Ndaj Interit, ndeshje si të tjerat

“Ajo kundër Interit do të jetë një ndeshje e madhe ndaj një skuadre të madhe, por në fund të fundit vlen vetëm 3 pikë”.

Antonio Conte, trajneri i Juventusit, është shprehur kështu në prag të ndeshjes Inter-Juventus, që do të luhet të shtunën në orën 20.45. Tekniku bardhezi kërkon të ulë tensionin tek lojtarët e tij para supersfidës së Serisë A.

“Inter është një ekip i konsoliduar dhe janë favoritë jo vetëm për ndeshjen ndaj nesh, por edhe për fitimin e titullit kampion. Kam pasur vetëm pak ditë për të përgatitur ndeshjen, por jemi gati”, shton Conte.

Inter, Ranieri: Arbitrat do të tregohen të kujdesshëm

Edhe trajneri i Interit, Claudio Ranier, është shprehur se ndeshja ndaj Juventusit nuk do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit zikaltër.

“Ndeshja e së shtunës vlen tre pikë, si gjithë të tjerat. Nuk është shansi i fundit i Interit, por një ndeshje e rëndësishme për ne”, tha Ranieri në konferencën e shtypit.

Tekniku zikaltër i është rikthyer ankesave për 5 penalltitë që janë dhënë kundër Interit në 8 ndeshjet e Serisë A: “Nëse do të vazhdohet kështu do të përfundojmë sezonin me 25 11-metërsha kundër. Por, mendoj se arbitrat do të tregohen më të kujdesshëm.”

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Argjentina, rikthehet Laveci dhe Gago
Argjentina po mendon për 2 ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit të vitit 2014 me Bolivinë dhe Kolumbinë. trajneri Alehandro Sabeja ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për këto dy sfida  ku të bie në sy rikthimi i sulmuesit të Napolit, Ezekiel Laveci. Golat, Real mund Barçën
Reali i Madridit arrin të mundë Barcelonën dhe këtë e bën në numrin e golave të shënuar. Gjatë këtyre 2 sezoneve të fundit, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo ka një avantazh në këtë aspekt me 191 gola të shënuar kundrejt 188 të katalanasve. Inter shet Shnajder për Hazardin
Interi nxjerr Uesli Shnajder në merkaton e tranferimeve. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’, sipas së cilës klubi zikaltër po kërkon një skuadër për të transferuar holandezin me synimin për të arkëtuar më shumë të ardhura. Milan me shumë mungesa përballë Romës
Roma-Milan është një tjetër ndeshje interesante në këtë javë të Serisë A. Në Olimpiko, do të përballen 2 skuadra të cilat vijnë pas rezultatesh të ndryshme në mesjavë, Roma humbi me Xhenoan 2-1, ndërsa kuqezinjtë fituan me Parmën 4-1. Milan, Allegri: Ndeshje titulli ndaj Romës
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›