E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci-Lunacek Se shpejti heqja e vizave


Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka premtuar plotësimin e kritereve të kërkuara nga BE për të arritur liberalizimin e vizave.

Në një takim me raportuesen për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, Thaci ka shprehur bindjen e tij se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti.

Nga ana e saj, eurodeputetja Lunacek është shprehur gjithashtu optimiste se qytetarët kosovarë në një periudhë të afërt do të mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së.

Lunacek ka njoftuar kryeministrin Thaci se, më 22 nëntor në Parlamentin Evropian do të diskutohet raporti mbi zhvillimet në Kosovë.

Në takimin e zhvilluar është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontestin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimeve.

Ndërsa në një takim të zhvilluar më parë me ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi, Lunacek ka kërkuar më shumë angazhim dhe bashkëpunim institucional.

Më 12 tetor, me publikimin e raport-progresit, Komisioni Evropian shprehu gatishmërinë për nisjen e dialogut për heqjen e vizave me Kosovën brenda vitit.

Pak ditë më vonë, komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom konfirmoi se BE nuk do ta lërë Kosovën që të izolohet.

Ndërsa raportuesja e Parlamentit Evropian për cështjet e vizave, Tanja Fajon deklaroi se Kosova duhet të presë së paku edhe dy vite për të arritur liberalizimin e vizave.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Lunaçek: Kosova të kryejë detyrat
Teksa presidentit të Serbisë Boris Tadiç i është bërë e qartë se Serbia nuk do ta marrë statusin e vendit kandidat pa vazhduar dialogun me Kosovën dhe pa rregulluar më parë raportet fqinjësore, Kosovës i rekomandohet që të kryejë detyrat e saj të “shtëpisë” sa i përket integrimit drejt BE-së.
  BE "shkëput" Kosovën nga Serbia
Bashkimi Evropian tashmë në hartën e saj zyrtare e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Kosovë, konfiskohen 50 kg lëndë narkotike
Policia e Kosovës ka njoftuar të premten konfiskimin e 50 kilogramëve lëndë narkotike në një automjet me targa serbe. KFOR-i largon barrikadat në Bërnjak
Ushtarët e KFOR-it kanë ndërmarrë një aksion blic në oret e para të mëngjesit të sotëm, gjatë të cilit kanë larguar barrikadat e serbëve ne piken kufitare te Bërnjakut. "The Economist": Serbia e humbi veriun
“Qeveria e Serbisë e ka humbur kontrollin e veriut të Kosovës të dominuar nga serbët.” Kështu shrkuan në një artikull të saj gazeta britanikja The Economist, sipas së cilës bllokimi i rrugëve nga serbët në veri të kujton situatën e viteve 90, kur serbët bllokonin Krainën në Kroaci. Por ata u larguan nga aty nga ushtria fitimtare kroate.

Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›