Eto-Barcelona, në gjyq për 3 milion euro
Lajmi bëhet i ditur nga radio “Katalunia Radio”, sipas së cilës, klubi katalanas i detyrohet 28-vjeçarit edhe 15% të 20 milion eurove që Interi pagoi për të marrë shërbimet e tij gjatë kësaj merkatoje.
Laporta nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje, edhe pse kamerunasi i ka kërkuar disa herë Barcelonës të marrë parasysh këtë kërkesë.
Prandaj, Samuel Eto ka vendosur ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, ka mundësi që Eto dhe Laporta ta zgjidhin këtë problem mes tyre, pa iu drejtuar dyerve të gjykatës.