E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto’o është lojtar i Interit: I lumtur zikaltër

Kamerunasi do të marrë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh plus bonuse.

Eto’o do të shoqërohet edhe nga bjellorusi Alexandr Hleb, ndërsa në drejtim të kundër do të lëvizë Zlatan Ibrahimovic, për të cilin Barcelona do të paguajë një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro.

“Kemi arritur marrëveshje me Interin. Samuel ka biseduar me Mourinhon dhe është shumë i lumtur që do të veshë fanellën zikaltër”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jose Maria Mesalles.

28-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës në sezonin e fundit me 34 gola të shënuar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›