E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shi golash” në portat shqiptare; “shqiponjat” kokëulur

Radha për t’u turpëruar, pas Tiranës, që humbi dy ditë më parë 4-0 me Stabaekun, në Ligën e Kampioneve, i erdhi Flamurtarit dhe Vllaznisë. Nëse kuqeblutë ishin mundur në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës 5-0 në Vjenë, nga Rapidi vendas, nuk i kanë shpëtuar dot humbjes as në kthim, në Shkodër, edhe kësaj here thellë. Kësaj radhe shifrat janë fiksuar 3-0 për Rapidin, i cili ka shënuar në total plot 8 gola në portën shkodrane.

Aq sa ka pësuar në fakt brenda një ndeshjeje Flamurtari i Vlorës, në ndeshjen e kthimit në Skoci me Modheruellin. Vlonjatët, pasi bënë një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e luajtur një javë më parë në shtëpi, ku fituan 1-0 ndaj skocezëve, kanë rregjistruar një humbje shokuese në kthim. Janë mundur thellësisht, 8-1 në Skoci, duke u larguar nga ky kompeticion me turp, ashtu si të gjitha skuadrat shqiptare në fakt, këtë edicion të Kupave të Europës.

Fjalët janë të tepërta, kur gjendesh para humbjesh kaq të thella, para golave të pësuar, kështu që vec përcaktorit “TURP”, nuk do të kishte fjalë më të goditur. Rezultate këto, që tregojnë se skuadrat shqiptare, sapo kalojnë kufijtë, shpërfytyrohen, duke përbërë kësisoji akuzën më të rëndë për nivelin e kampionatit shqiptar.

Ndoshta momenti më kritik, pika më e ulët e përfaqësimit shqiptar në Europë, në nivel klubesh, që kërkon një analizë të thellë jo vetëm nga stafet respektive të skuadrave në fjalë, por edhe nga drejtuesit e federatës, që me të madhe flasin për rritje të cilësisë së garës në Shqipëri, ndërkohë që faktet janë kokëfortë.
 
Motherwell - Flamurtari 8-1 (8-2)
Shënues: Murphy 16’, 19’, 34’, Slane 25’,28’ (pen), 50’,38’,72 / Roshi 64’
 
MOTHERWELL: Fraser, Hutchinson, Craigan, Reynolds, O’Brien, Humphrey (McHugh 67’), Forbes, Jennings (Lasley 68’), Slane (Page 77’), Sutton, Murphy. Trajner: J. Gannon
 
FLAMURTARI: Mocka, Strati, Guga, Begaj, Beqiri (Roshi 38’), Sakaj, Alviz, Zeqiri, Veliu, Mema (Shehaj 46’), Ngjela (Galica 46’). Trajner: E.Memushi
Arbitër: Michael Lerjeus (SUEDI)

 
Vllaznia - Rapid Wien 0-3 (0-8)
Shënues: Hofmann 66’, 90+ 2’, Lawaree 76
VLLAZNIA: Bishani, Smajlaj (Sykaj 68’), Mrvaljević, Osja (A.Dibra 90’), Belisha, Kasapi, Nika (Vajushi 62’), Hallaçi, Beqiri, Balaj, Nallbani.
Trajner: H.Lika
 
RAPID WIEN: Payer, Patocka, Heikkinen, Hofmann, Katzer, Eder, Drazan (Jelavić 60’), Hoffer (Lawaree 68’), Dober, Trimmel (Konrad 78’), Pehlivan.
Trajner: P.Pacult
Gjyqtar: Bülent Yildirim (TURQI)

start/ssh

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›