E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto’o frikëson Interin: Dua 10 milionë euro

Aktualisht pritet vetëm miratimi i futbollistëve. Ibrahimoviç është gati për t’i dhënë lamtumirën kampionëve të Italisë pa llogaritur fare shumën që mund të përfitojë te Barcelona. Aleksandre Hleb duket pa pretendime në këtë mes, dhe ngërçi i vetëm është Samuel Eto’o.

“AS” raporton se sulmuesi kamerunas kërkon një rrogë vjetore prej 10 milionë eurosh për të pranuar kalimin tek Interi, shifër e "papërtypshme" nga presidenti Morati. Aktualisht Eto’o është me pushime në vendlindjen e tij Kamerun, dhe negociatat vështirësohen akoma më shumë kur ai nuk është i disponueshëm për t’u përgjigjur në telefon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›