E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, policia asgjëson 500 bimë kanabis sativa

Burime zyrtare të Policisë, bënë të ditur se “bimët narkotike u asgjësuan gjatë 48 orëve të fundit në  aksionet e ndërmarra në fshatrat Armen dhe Velçë, respektivisht 25 dhe 45 km në lindje të qytetit të Vlorës.”

Ky aksion i policisë ka pasuar edhe disa aksione të tjera që policia ka ndërmarë prej disa javësh në rrethin e Vlorës , për të asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në zona të ndryshme. Sipas të njëjtave burime, dukuria e kultivimit me lëndë narkotike ka pësuar ulje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar , ku u identifikuan 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe u asgjësuan 18802 rrënjë kanabis sativa.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›