Etoo: Ende nuk mund të flitet për titull
Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo, i cili shënoi golin e parë të fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Real Madridit, dhe huqi një penalti, thotë asnjëri në ekip ende nuk planifikon të festojë titullin. Fitorja e në derbin spanjoll e forcon Barcelonën në krye të tabelës me 12 pikë para Realit, por Eto'o thotë se asgjë ende nuk është e përfunduar. "Jo, ne nuk jemi as në mes të sezonit, andaj nuk mund të themi asgjë për këtë. Ne Nuk jemi kampioni të askujt, vetëm liderë. Thjesht thënë, ne i kemi mposhtur kampionët aktual të ligës", thotë Eto'o. "Kjo është një hap përpara, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Çdo fitore ndaj Real Madridit është gjithmonë e këndshme", përfundon kamerunasi.