E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etrit Berisha i gatshëm për fillimin e sezonit

Etrit Berisha po e vazhdon tretmanin në një klinikë të specializuar në Kroaci, pas përsëritjes së lëndimit në këmbë. Portieri kosovar kishte pësuar lëndim në këmbë në turneun Copa del Sol kundër ekipit FCK Copenhagen në La Manga të Spanjës, ku Kalmari po i zhvillonte përgatitjet për sezonin e ri.

Për kurimin e lëndimit të 22 vjeçarit po përkujdeset specialisti kroat Stanislav Peharec. “Mjeku e ka vërejtur se kam inflamacion në këmbë, por ligamentet duken të jenë mirë. Më duhej të shkoja në shtëpi të premten, por do të rri këtu edhe disa ditë për tretman. Po ndihem mirë dita-ditës”, u shpreh Berisha për mediet suedeze.

Ai tregon se që nga mëngjesi, me një instruktor të klinikës bën ushtrime të ndryshme. Më pas vazhdon tretmanin për një orë e gjysmë ose dy. Ndërsa natën vazhdon me ushtrime. Kampionati i ri suedez i futbollit, Allsvenskan fillon pas pesë javësh, ndërsa përfaqësuesi kosovar beson se deri atëherë do të jetë OK. “Ndihem më mirë. Për fillimin e sezonit do të jem gati”, përfundoi Berisha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›