E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mund të kthehet tek Man Utd

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i ka thënë ish shokut të skuadrës, Rio Ferdinand se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Manchester United në të ardhmen.

Përfaqësuesi portugez e theu rekordin e transferit më të shtrenjtë në histori të futbollit, kur iu bashkua klubit madrilen për më shumë se 90 milionë euro nga ‘Djajtë e Kuq’.

Ai e kishte ndihmuar ekipin e Sir Alex Fergusonit t’i fitonte tri Premierliga dhe Ligën e Kampionëve, plus trofe të tjerë. Ndërkohë, portugezi ka një statistikë fenomenale në La Liga, duke realizuar 94 gola nga 86 ndeshje.

Përkundër faktit se po i ecën mirë në Santiago Bernabeu, ylli portugez thuhet se nuk është i kënaqur me tretmanin në Madrid, kështu që nuk e përjashton mundësinë e largimit. Për këtë ka siguruar Ferdinand, i cili ka biseduar me Ronaldon në rrjetin social, Twitter.

“Unë dhe Ronaldo kemi kujtuar kohërat kur ishim bashkëlojtarë. Kur e pyetja nëse do të dëshironte të rikthehej në Old Trafford ai më tha: kurrë nuk i dihet, shoku im”, njoftoi mbrojtësi 33 vjeç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›