Etrit Berisha largohet nga Kalmari

Etrit Berisha nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Kalmar për vitin tjetër futbollistik.
Lajmin e ka dhënë vetë portieri i Kombëtares shqiptare në një prononcim për mediat suedeze ("barometern.se"). Berisha ka theksuar se nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin dhe se në fund të këtij viti do kalojë në një skuadër të re, pasi dëshiron një aventurë në një kampionat tjetër.
Kështu, me shumë gjasa takimi Kalmar-Mjalbi i 3 nëntorit 2013, i cili përkon edhe me javën e fundit të kampionatit në Suedi, pritet të jetë edhe i fundit me fanellën e Kalmarit për Berishën./indeksonline/