E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja në radhë e ka Italinë

Spanja e ka treguar superioritetin e saj edhe në ndeshjen e fundit në grup duke e mposhtur Nigerinë me rezultat 3 me 0. Në këtë sfidë startuan 8 lojtarë të Barcelonës duke shfaqur në fushë poashtu stilin e kësaj skuadre.

Alba në minutën e 3 realizoj për 1 me 0. Torres pak minuta pas inkuadrimit në lojë e ngriti epërsinë në 2 me 0 në minutën e 62. Alba në minutën e 88 realizoj për 3 me 0.

Në gjysëmfinale Spanja do të takohet me Italinë duke sjellur një reprizë të finales së Kampionatit Evropian./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›