Etrit Berisha zgjedh klubin e ri

Ekipi italian, Chievo ka arritur që të bind kosovarin që mbron ngjyrat e kombëtares sonë, që të jetë pjesë e ekipit nga Verona, duke filluar nga viti tjetër, ku do ti bashkohet shqiptarit tjetër Përparim Hetemaj.
Lajmin e ka dhënë uebfaqja zyrtare e klubit “verdhë e kaltër” e cila ka lajmëruar arritjen e akordin me portierin 24 vjeçar të Kalamarit. Aty thuhet se portieri shqiptar ka kontratë me Kalmarin deri në 31 dhejtor 2013 dhe më pas Chievo do ta transferoj me parametra zero.
Ndryshe, për 24 vjeçarin të interesuar ishin edhe Lazio dhe disa skuadra të tjera europiane./indeksonline/