E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshtetësia e Shqipërisë 13 sportistëve nga Kosova

 Tiranë, 30 korrik - Trembëdhjetë sportistë nga Kosova kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga ana e presidentit Bujar Nishani. Bëhet fjalë për 9 futbollistë, 2 mundës dhe dy atletë, që janë pajisur me pasaportë në periudhën qershor-korrik të këtij viti. Ndër ta janë dy lojtarët e Kukësit, Musolli dhe Hoxha, Leonit Abazi i Skënderbeut dhe Rrahmani i Partizanit. Po ashtu futbollistët Agon Mehmeti, Erolind Shala, Valentin Gjokaj, Haxhi Neziraj dhe Ardin Dallku. Dy mundësit janë vëllezërit Elvis e Veli Susuri, ndërsa atletët janë Astrit Kryeziu dhe Mehmet Hasanaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›