E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ettore Sequi emerohet Ambasador i BE-se ne Tirane

TIRANE- Ettore Sequi emerohet ne postin e ambasadorit te Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi. Ambasadori italian Sequi eshte nje nga te emeruarit e pare te komisioneres per politiken e Jashtme te KE-se baroneshes Katerin Ashton duke qene pasardhesi i Helmut Lohan ne kete detyre.

54 vjecari rikthehet ne Shqiperi pasi me pare ka mbajtur postin e keshilltarit te pare zevendesshef i misionit te ambasades se Italise ne Tirane nga 2000-2004.

Sequi njihet si diplomat karriere ku ka mbajtur detyra te tjera si ambasador ne Afganistan dhe se fundi si i derguari special i BE-se ne Kabul.

Mandati i gjermanit Lohan ka perfunduar dhe pritej qe nga ana e KE-se te realizohej emerimi i pasardhesit.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›