Ligji per investimet e huaja PS Antikushtetues
TIRANE-Partia Socialiste eshte shprehur sot kunder ligjit per mbrojtjen e investimeve te huaja. Gjate nje deklarate te sotme per shtyp deputeti socialist. Damian Gjiknuri theksoi se ky ligj ka nje fryme te thelle antikushtetuese dhe nje frymezim te paster klientelist.
PS eshte e thellesisht e shqetesuar nga iniciativa me e fundit e qeverise Berisha per te miratuar nje ligj qe gjoja nxit dhe mbron investimet e huaja.
Shqetesimi yne i shprehur keto dite me force ne kuvend ka te beje me faktin se ligji ka nje fryme te thelle antikushtetuese dhe nje frymezim te paster klientelist u shpreh Gjiknuri.
Ligji shkel haptazi barazine perpara ligjit pasi sipermarresit shqiptar diskriminohen perpara atyre te huaj. Ligji sanksionon shpronesimin per interes privat dhe jo publik pasi prona mund te shpronesohet ne favor te investitorit te huaj shtoi me tej Gjiknuri.
Ne vazhdimesi te qendrimit te perfaqesuesve te PS ne komisionin e ligjeve ai u shpreh se ky ligj favorizon interesat e klienteve te Sali Berishes per te shtene ne dore pasurite e shqiptareve si rivieren e jugut Gjirin e Lalezit Hamallaj etj.
Pasi ky ligj do ti krijoje mundesi klienteve te Sali Berishes qe te shtien ne dore cdo pasuri qe eshte vene me kohe ne shenjester sic jane pronat ne rivieren e jugut ne gjirin e Lalezit ne Hamallaj apo kudo tjeter ku ka mundesi zhvillimi dhe pronaret e vertete apo qytetaret qe preken nuk kane me asnje mundesi ligjore per te mbrojtur pronen ne shtetin e tyre.
Ne perfundim te deklarates Gjiknuri i kerkoi mazhorances te heqe dore nga kjo iniciative ne te kunder ka gjasa qe ky ligj te nxise konflikte te forta civile pasi pronaret dhe qytetaret shqiptar nuk mund te pranojnem sipas tij tu dhunohen te drejtat e tyre elementare.
d.b/BalkanWeb