E Diel, 1 Nëntor 2026

Eulex, shtatë persona të pafajshëm nga akuzat për krime lufte

PRISHTINË - Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prizren shpalli të pafajshëm shtatë të akuzuar për krime lufte.

EULEX njoftoi pak më parë se, trupi gjykues i shpalli të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyçi të pafajshëm për akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile, pasi nuk është dëshmuar se në korrik 1998 ata kanë zbatuar masa të terrorit dhe kërcënimit kundër popullatës civile serbe nga Opterusha.

Të akuzuarit Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi u shpallën të pafajshëm, sepse nuk është dëshmuar, që ata i kanë ndihmuar Ejup Kabashit në kryerjen e krimeve të lartpërmendura.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori special i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›