E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon debati për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Dy partitë e mëdha politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, kanë vazhduar debatet lidhur me mundësinë e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka theksuar se paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme janë spekulime dhe se sipas tij, nuk do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai për këtë kërkesë të opozitës dhe liderit të saj Branko Cërvenkovski u shpreh i qartë, shkruan Express.

“Në rast se nuk dëshiron të marrësh pjesë në zgjedhje lokale, ky është vendim dhe përgjegjësi e juaj. Maqedonia nuk varet nga ti dhe dëshirat dhe interesat e tuaja personale. Qytetarët duan përparim, fitore, suksese dhe jo të presin Cërvenkovskin dhe lojërat e tij”, deklaroi Gruevski në Shkup, gjatë promovimit të kandidaturës së Koce Trajanovskit për kryetar të Qytetit të Shkupit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›