E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurimazh per here te pare ne Tirane

Organizmi më i rëndësishëm i kinematografisë europiane EURIMAGES kanë zhvilluar mbledhjen e 128 për herë të të parë në Tiranë. Më shumë se 50 specialistë të vendeve anëtare të EURIMAGES ndodhen prej tre ditësh në Tiranë për të shqyrtuar projektet filmike që do të financohen nga ky organizëm i rëndësishëm. Gjithccka është zhvilluar me dyer të mbyllura , por drejtori i qëndrës kinematografike shqiptare Artan Minarolli në një prononcim për mediat tha se Shqipëria do të aplikoj në dhjetor me tre artistë si Namik Ajazi Gjergj Xhuvani dhe Fatmir Koci.

Minarolli u shpreh se rëndësis të veçantë ka jo vetëm financimi, por edhe aspekti politik. Kriteri bazë që eurimazh financon projektet është ai artistikë dhe që shpalos vlerat e kinemasë autorë të cdo vëndi kandidat. Ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion për një sezon për 36 vendet është 100 milionë euro.

Shqipëria është antëare me të drejta të plota që prej tre vitesh dhe kanë fituar gjithsej tre projektet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›